Korça mirëpriti për të 11 vit Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër. Për 5 netë do të shfaqen për publikun produksione nga 22 vende të botës.
Janë 45 filma që garojnë në kategori të ndryshme ndërsa 5 prej tyre janë nga kineastë shqiptarë nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Gledis Bica, drejtor i festivalit: Janë katër kategori kryesore që janë në garë, gara e filmave ndërkombëtar, filmave studentorë, kombëtar dhe është shtuar këtë vit edhe gara e filmave dokumentar pra një garë e veçantë vetëm me filma dokumentar. Ne kemi një selektim mund të them rigoroz për filmat kombëtar edhe pse nuk është shumë e lehtë që çdo vit të kemi një numër të madh filmash shqip, pasi nuk kemi mundësi që të prodhojmë mjaftueshëm.
Festivali u çel me një film nga Palestina që erdhi si reflektim për situatën në Lindjen e Mesme ndërsa festivali sjell prodhime me tema të ndryshme ku spikatin ato sociale
Anxhela Çikopana, anëtare jurie: Njerëzit janë të pamësuar me filmin e shkurtër, por në fakt filmi i shkrurtër të shijon shumë sepse e merr me shpejtë historinë, nuk të lodhe dhe ka atë ritmin qëkalon nga njëri film tek tjetri, nga njëra shije te tjetra dhe është si të hash një kup akullore me shumë shije se sa një tepsi me bakllava.
Në përfundim të festivalit do të ndahen edhe çmime për filmat më të mirë sipas kategorive.
Klan News