U luajtën takimet e javës së 13-të të kampionatit tonë kombëtar të futbollit ku Dinamo tashmë kryesuese arriti fitoren e thellë 6 me 1 ndaj Skënderbeut të Korçës që është në vendin e fundit në renditje. Takimi më i rëndësishëm i kësaj jave ishte ai që u zhvillua në Gjirokastër dhe ku Tirana kampione barazoi 0-0 skuadrën vendase.

Në takimet e tjera bie në sy fitorja e Shkumbinit 2-1 me Vllazninë e Shkodrës. Teuta rikthehet në fitore duke mundur 2-0 Bylisin e Ballshit. Flamurtari i Sokol Kushtes fiton 1-0 me Lushnjen dhe Tomorri mund Besëlidhjen 2-1.

Një tjetër takim pa gola 0-0 ishte dhe ai që u zhvillua në Kavajë midis Besës vendase dhe Apolonisë. Pas javës së 13-të kryeson skuadra e Tiranës dhe Dinamo sëbashku me 29 pikë ndjekur nga Vllaznia dhe Bylis me nga 24 dhe 23 pikë. Luftëtari, Shkumbini, Teuta me nga 20 pikë./tvklan.al