Nisi kështu me sharje dhe mosbesim protesta e shoqatës së të pastrehëve nga piramidat, por tonet u zbuten pas një takimi me përfaqsues të Ministrisë së Rregullim Territorit. 9 grave të grevës së urisë i janë bashkuar edhe të tjerë që përsërisin me forcë kërkesën për shtëpi, vetvrasja e njërit prej humbësve të shtëpive në firma por dhe shpresës se kjo qeveri mund ti ndihmonte i ka detyruar dhe njëherë gratë të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjsi ministrit Dervishi.
Pas takimit të një përfaqësie me drejtoreshën e strehimit dhe sekretaren e kësaj ministrie përgjigja është kjo:
“Një alternativë është për shtëpitë që janë të ish firmës Vefa në Laprakë për ato ndërtesa që kanë ngelur të pandërtuara deri në fund, që do të diskutohet në vitin në vazhdim për këtë alternativë, ndërësa alternativë më kryesore tani për tani është që në qoftë se do ti vi ministrisë një fond prej 100 milonë lekë të vjetrra, do të procedohet për këtë vit dhe plus dhe fondet që kanë ngelur nga kredia greke, ajo përqindje e vogël që i është dhënë entit të banesave, mund të procedohet këtë vit, domethënë këto ishin alterantivat kryesore për këtë vit, bëjeni llogarinë vetë me 100 milionë lekë të vjetrra sa mund të strrehoen”.
Ndryshimin e situatës e presin për një javë dhe për të gjithë.
“Deri dje nuk doli që ka marrë lekët e kredisë greke, sot që u bë kjo punë, që vdiq shoku jonë, tha se ka ardhur kredia greke dhe ka mbetur një përqindje, gënjen edhe kjo është mashtrrim për ne, nuk kemi besim fare te kjo qeveri, mashtrrojnë”.
Drejtoresha e strehimit shprehet se nuk ka pasur fonde dhe listat e të pastrehëve, ajo dhe Ministria e Rregullim Territort shprehin 3 ditë më vonë ngushëllimet e familjes Llapushi, duke mos marrë përgjegjsinë për këtë vdekje të paralajmëruar.
“Përgjegjsinë për këtë deklaratë e mban një shoqëri e tërë dhe jo vetëm kjo ministri, para një jave i ndjeri ka qënë në zyrën time, e kam informuar si informova zonjat sot, se çfarë kemi bërë dhe cilat janë mundësitë e zgjidhjeve, ka ikur mjaft i qetë nga zyra ime dhe nuk ka shprehur asnjë llojë pakënaqësie, dyshimi, manipulimi apo mashtrrimi./tvklan.al