Nesër nis ngujimi për hartuesit e testit të letërsisë për Maturën Shtetërore 2009.
Do të jetë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, i cili pritet të përzgjedhë dy mësues letërsie si hartues te pesë testeve që do t’u nënshtrohen maturantët në datën 2 Qershor.
Ende nuk dihet se kush do të jenë dy mësuesit e selektuar në bazë të disa kritereve, mes të cilëve më kryesori është mospasja e fëmijëve apo të afërmve në maturë këtë vit.
Që nga momenti i ngujimit hartuesit do të përzgjedhin 25 pyetje të ndryshme nga 250 që janë tashmë gati për pesë teste.
Fatmir Sejdini: “Do të jenë mësuesit më të mirë ose drejtuesit më të mirë po të fushës së letërsisë dhe ndryshimi sivjet është ky. Ndonëse vjet edhe më parë, tre vjet më parë në hartimin e testit merrte pjesë dhe punonjësi specialist i AVA-s tani është detyrë e këtij grupi prej dy vetësh që quhet përgjegjës për testin përfundimtar, dy persona që bëjnë testin sipas porosisë të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe AVA, lidhur me atë profil që ka arsimi i mesëm. Ky grup prej dy vetësh nuk miraton vetëm një tezë, por harton tezë për, tre për gjimnazin, i përgjithshëm, shoqëror, shkencor, për shkollat sportive dhe shkollat teknike, pra janë rreth 5 ose 6 teste që…”.
Së bashku me hartuesit e testit të ngujuar do të jetë edhe një staf ndihmës prej 18 personash.
Në masa të rrepta sigurie ata do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin që do të nisë provimi i maturës./tvklan.al