Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Unaza e Re këtë herë është bllokuar nga uniformat blu, policia ndërtimore dhe ajo bashkiake, pasi fadromat kanë nisur të prishin ndërtimet disakatëshe që pengonin zgjerimin e Unazës së Re.

Ndërtesa dykatëshe ka funksionuar edhe si lokal, por edhe si shtëpi banimi. Banorët nuk kanë bërë qëndresë përball këtij fakti, por bllokimi i Unazës së Re për gati tre orë krijoi amulli në të gjithë qarkullimin në kryeqytet.

Trafik i rënduar, moslejimi i makinave në këtë pjesë lidhëse që ndihmon qarkullimin, e ka bërë të vështirë lëvizjen. Pothuajse në të gjitha pikat hyrëse është pritur me orë të tëra për të përshkuar disa metra. Në stacionet e autobusëve të linjave është pritur gjatë. Pjesa më e madhe kanë zbritur nga mjetet, e kilometra të tërë nga hyrja deri në qendër i kanë bërë më këmbë.

Kryeqyteti vërtetë largoi disa ndërtime pa leje dhe jashtë urbanizimit, por nuk shpëtoi dot nga prishja e qarkullimit, gjë që solli kaos në lëvizje./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti