U bënë ditë tashmë që Galeria Kombëtare e Arteve është përfshirë nga një rinovim i hapësirave të brendshme. Këtij rinovimi nuk mund t’i shpëtonte pavijoni mesjetar ku prej vitesh ekspozohej një ikonostas dhe një seri ikonash. Sipas drejtorit të Galerisë së Arteve Rubens Shima rinovimi i hapësirave të Galerisë me fondin e akorduar nga ministria e Kulturës dhe donatorët solli nevojën e lëvizjes së tij nga vendi i mëparshëm e po kështu edhe domosdoshmërinë për restaurimin e tij.
Rubens Shima: “Në 15 vite nuk ishte bërë asnjëlloj ndërhyrje konservuese, restauruese për mirëmbajtjen e tij de gjendja u paraqiste shumë e keqe, drejt degradimit.”
Më tej drejtori Shima shpjegon edhe vendin ku do të vendoset ky ikonostas duke i dhënë në këtë mënyrë edhe dimension e vërtetë në lidhjen organike të saj me Galerinë.
Rubens Shima: “Mendohet që Ikonostasi nuk do të vendoset më në vendin e tij, të paktën në katin e dytë pasi ai do të ketë pjesa laike e muzeut, pra ajo çka konsiderohet piktura laike, piktura e shek.XX.”
Ikonostasi i ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve është një vepër e vitit 1930 ndërsa rreth viteve 85 ai u soll në Tiranë ku u montua Galerinë Kombëtare të Arteve. Ai prezanton skena biblike si skena e kryqit të mbajtur nga 2 dragonj, baldakinët përbërë nga 21 ikona festash, brez i ikonave të mëdha si dhe breza e fashitura të gdhendura./tvklan.al