Lajme Arkiva 2003

Oficerë, me rastin e nisjes së misionit tuaj në Afganistan ju uroj!

Kontingjenti i 3 nga Batalioni i Forcave të posaçme Paqeruajtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare niset drejt Kabulit. 22 oficerë dhe nënoficer special shkëmbehen në 12 gusht me kontingjentin e mëparshëm të përbërë nga 23 ushtarë.

Kontigjeni shqiptar do të jetë nën varësinë operative të komandos turke. Do të qëndrojë për 6 muaj në Afganistan dhe për këtë shërbim çdo ushtar special përfiton 30 dollarë në ditë.

Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, i pranishëm në ceremoninë e largimit, bashkë me përshëndetjen “Udhë të mbarë” u dha edhe mesazhin politik oficerëve.

Pandeli Majko: Ky është një mision edhe politik. Ju jeni portreti i ri i ushtrisë sonë, kësaj pjese vitale dhe një nga pararojat e ushtrisë shqiptare në përpjekjet e saj për integrim në strukturat euro-atlantike. Ju jeni misionarë dhe si të tillë keni pranuar të realizoni sakrificat e nevojshme dhe të ofroni përkushtimin tuaj të thellë në shërbim të detyrës, nderit dhe dinjitetit të ushtarakut shqiptar.

“I shërbej Republikës së shqipërisë”./tvklan.al