Universiteti i Tiranës pritet të nisë procedurat e akreditimit menjëherë sapo të nisë viti i ri akademik. Rektori Dhori Kule, ka deklaruar se tashmë kanë mbaruar procedurat e vetëvlerësimit dhe i gjithë materiali është përkthyer në anglisht dhe është gati ti kaloje grupit qe do te shqyrtoje akreditimin.
Dhori Kule: “Që ditën e nesërme unë do të dërgoj kërkesën zyrtare që të fillojmë procedurat përkatëse. Ne si universitet për të mirën e tyre që konsumojnë arsimin në fakultet tona, kemi konkurrencën dhe synojmë të futemi në tregun europian si universitet i akredituar dhe me standardet cilësore. Universitet e tjera do ta shprehin vetë iniciativën e tyre”.
Lordi Watson, do te jete ai që do të drejtoj dhe grupin e akreditimit dhe ky proces pritet të mbaroje brenda vitit.
Lordi Watson: “Procesi që përdor këshilli britanik i akreditimit për të vlerësuar universitet është mjaft kompleks. Ai ka të bëj me 5 fusha specifike, si psh drejtimin e universitetit, cilësinë e mësimdhënies, burimet si dhe disa kritere të tjera. Procesi është tërësisht një proces universitar”.
Sipas ligjit të arsimit të lartë të gjitha universitet kanë 5 vjet kohë për të plotësuar standardet si staf pedagogesh me tituj dhe grada, programe cilësore si dhe ambiente e baze materiale në raport me numrin e studenteve. Në rast se këto standarde nuk përmbushen diplomat e mara nga studentet janë të pavlefshme në vendin e BE-së./tvklan.al
Gazetari: Eno Luarasi