Edi Rama i shoqëruar nga vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim ka trokitur derë më derë dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 15 marsit, në 1 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Rama ka ftuar banorët e rrugicave të bllokut “Ali Demi” të dalin në sheshin “Skënderbej” në orën 6 pasdite.

Edi Rama: “Duam të bëjmë manifestim të madh qytetar, pa flamuj partish të bashkuar”.

“Dy veta paguajmë 70-80 mijë lekë. As nuk vjen fare futuristja këtu. Se si është puna nuk e di unë”.

Edi Rama: “Prandaj ditën e diel të jemi së bashku në sheshin “Skënderbej” në ora 6 për të manifestuar nevojën e të gjithëve bashkë për ndryshim”.

 Rama i ka përshkruar qytetarëve edhe itinerarin e ceremonisë përkujtimore e cila do të nisë në kraterin e Gërdecit. Ai u është gjendur banorëve pranë duke dëgjuar edhe hallet e tyre. Turi derë më derë për rritjen e ndjeshmërisë qytetare është një nismë e re e Partisë Socialiste./tvklan.al