Pas avionëve europianë, në qiellin shqiptar u panë dy F-16 të nisur nga baza ushtarake e NATO-s në Itali. Ato u ulën për herë të parë në Kuçovë, në këtë ditë të rëndësishme. Njëri prej këtyre avionëve bëri disa manovra para uljes në pistë.
Më pas, pjesë e spektaklit do bëhen dhe dy 2 helikopterë “Black Hawk” të flotës shqiptare, mjetet më të përparuara që ka Shqipëria.

Kjo bazë deri më sot ka shërbyer për stërvitjen e pilotëve tanë, ndërsa tashmë ka një funksion më të gjerë, në shërbim të misioneve të NATO-s./tvklan.al