Lajme Arkiva 2003

Biznesi ka thithur më pak kredi gjatë këtij viti. Niveli i kreditimit në ekonomi ka rënë në krahasim me fundvitin e kaluar. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, rënie kanë paraqitur teprica e kredisë me 7 miliardë Lekë por edhe kredia e re me 1 miliardë Lekë.

Sektorët me të kredituar vazhdim të jenë tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese. Nga të dhënat e mbikëqyrjes bankare gjatë 3 mujorit të parë të vitit rezulton se kreditë afatgjata dhe afatmesme kanë zënë pjesën më të madhe të kredisë së akorduar.

Ndërkohë depozituesit kanë besuar tek monedha vendase Leku dhe kanë braktisur valutat e huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë depozitat në lekë janë rritur me afro 20 herë më shumë se depozitat në valutë.

Bankierët mendojnë se një fenomen i tillë ka ndodhur pas pasigurisë së krijuar me luhatjen e dukshme të kursit të këmbimit dhe zhvlerësimin e dollarit pas luftës në Irak.

Depozitat kanë shënuar rritje prej 25% në krahasim me rritjen vjetore të vitit të kaluar. Në bankat e nivelit të dytë janë regjistruar më pak se 300 miliardë Lekë të depozituara në të gjithë vendin./tvklan.al