Prodhuesit paguajnë sepse nuk kanë kapacitete në depozita
Nuk ka asnjë shenjë se rënia spektakolare në tregjet e naftës do të ndalet, ndërsa kriza e koronavirusit e ka minimizuar kërkesën në nivele të tilla që prodhuesit nuk kanë më hapësira për vende ku rezervohet nafta. Çmimi i një fuçie naftë në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën 0 dollarë të hënën duke shënuar vlerën në minus 37.63 dollarë për një fuçi.
Kjo do të thotë që prodhuesit, aktualisht, po paguajnë që të heqin fuçitë me naftë nga depozitat. Duke qenë se gjatë muajit Maj parashikohet që karantina të vazhdojë, investitorët janë përqendruar në pritshmëritë për muajin Qershor, kur pritet që tregu të rinisë të funksionojë.
Kjo është vlera më e ulët e çmimit të naftës e regjistruar ndonjëherë që nga viti 1983. Kërkesat kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor.
Këtë muaj, pas disa javësh mosmarrëveshjeje, anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kanë rënë dakord të ulin prodhimin për rreth 10%, edhe pse disa analistë kanë thënë se reduktimi nuk është aq i madh sa për të bërë ndryshime.
Tv Klan