Vajza e Brigitte Macron, Zonjës së Parë të Francës, ka folur për herë të parë për romancën mes nënës së saj dhe Emmanuel Macron, në kohën kur ai ishte adoleshent dhe ajo mësuesja e tij e dramës.
Në dokumentarin me titull Brigitte Macron: një romancë franceze, Tiphaine, 34 vjeç, që është vajza e vogël e familjes, përshkruan kohën kur nëna e saj ra në dashuri me adoleshentin e atëhershëm.
Ata ishin shumë të dashuruar dhe kjo dukej qartë, por në të njëjtën kohë ishte e vështirë, thotë ajo, që në atë kohë ka qenë 9 vjeç. Tiphaine në versionin e saj thotë se për ata të dy në atë kohë bota nuk ekzistonte dhe kjo ishte pjesa më e vështirë për fëmijët e Brigitte, përfshirë edhe divorci me të atin.
Në dokumentar theksohet gjithashtu momenti kur Macron i deklaroi publikisht dashurinë ndaj Briggite, në moshën 16-vjeçare. Sipas filmit, prindërit e Presidentit i kërkuan mësueses të mos e takonte djalin e tyre deri sa i të mbushte 18 vjeç, por ajo u përgjigj duke thënë: Nuk mund t’iu premtoj asgjë.
Me një diferencë prej 24 vitesh, çifti u martua në 2007.
Tv Klan