Të ftuarit e radhës në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ishin amerikanët Philip Gilpin dhe Pamela Cederquist, të dy të angazhduar në Industrinë Filmike përmes qendrës së trajnimit “Catalyst”, të cilët eksperiencën e tyre, do ta sjellin në Shqipëri me qendrën e re në ish-Kinostudio “Tirana Training Center”.
“Ky vend është një terren pjellor talentesh, i pashfrytëzuar në pritje që industria ta ndezë dhe të shpërthejë njësoj si një raketë që është gati të niset, në platformën e lëshimit”.
“Kam tri projekte në zhvillim, një prej tyre është për Shqipërinë, shpresoj të kthehet në serial, mund të përdorim skenaristë shqiptarë e regjisore. Është vendosur në Shqipëri dhe aktorët do të jenë shqiptarë, do të shohim.”
Ishte pikërsht njohja me dy amerikanët dhe restauirmi i godinës së ish-Kinostudios rastësia e përkyer për të cilën Rama foli, në një moment kur kinematografia ka nevojë për një shtysë të re.
“Më thanë që ka dy amerikanë që janë shumë të vendosur të zhvillojnë një agjendë të re për talentet e reja shqiptare, por edhe për ato që janë tashmë në këtë fushë. Sapo janë mbyllur punimet për restuarimin e një objekti të vjetër, ku ka qenë studioja e zërit në ish-Kinostudio. Ne kishim ambicien, ta shndërronim në një rezidencë për artistët e rinj, për t’i dhënë mundësinë e një hapësire për njerëzit e industrisë së filmit. Ndërsa po përgatitin thirrjet për aplikim për rezidentë, yjet na ndritën dhe e morët.”
Hapësira më e re është në funksion të kinematografisë, në ish-Kinostudio, me disa programe profesionale, në aktrim, regji, animacion, ajo do të jetë në funksion të më shumë se 400 studentëve.
Tv Klan