Al-Nasr i Cristiano Ronaldos mposhti rivalët e Al-Riyadh me rezultatin 1-0. Al-Nassr dominoi takimin, por u tregua i pasaktë në finalizim.

Rrjeta për ekipin e CR7 erdhi në minutën e 41, kur Sadio Mane finalizoi asistin e Abdul-Rahman Ghareeb. Edhe sulmuesi portugez pati një shans të mirë, por nuk e fitoi duelin me portierin e Al-Riyadh-it.

Pas 10 ndeshjesh, Al-Nassr ka 22 pikë në vend të tetë në renditje. Sulmuesi serb, Aleksandar Mitroviç ndihmoi ekipin e Al-Hilal që të kthehej në krye të Ligës Profesiosnite Saudite me një fitore 3-1 kundër Al-Ettifaq në Riad.

Serbi realizoi në shtesën e pjesës së parë, ndërsa Malcom realizoi të dytin në fund të pjesës së dytë. Një penallti e realizuar nga Vitinjo i dha pak shpresë Al-Etifak, por Al Qahtani-t vulosi fitoren me rrjetën e tij.

Në 10 javë, Al-Hilal nuk është mposhtur asnjëherë, ndërsa ka 28 pikë, ndërsa Al-itihad ka 1 pikë më pak.

Klan News