Një tjetër projekt i Bashkisë së Tiranës ka përfunduar sot. Është fjala për rrugën “Ali Demi”, e cila falë investimit të bashkisë, por edhe kontributit të banorëve përmes pagesës së taksës së parkimit, tashmë është asfaltuar dhe me trotuare të reja, sinjalistikë, ndriçim rrugor, si dhe një rrjet të ri kanalizimesh.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PD, Ditmir Bushati, teksa inspektoi mbylljen e punimeve, theksoi se ky është një nga projektet kryesore që synon përmirësimin e infrastrukturës në njësinë nr.1, pasi së shpejti nisin punimet edhe për disa projekte të tjera në këtë zonë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë puna edhe për zgjerimin e urës së Shkozës.
Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës është duke punuar në disa ura mbi lumin e Lanës, duke u kujdesur që puna të vijojë, në mënyrë që jo vetëm qendra e Tiranës të ketë hijeshi dhe estetikë në infrastrukturë, por edhe zonat e quajtura periferike.
Kreu i Bashkisë bëri të ditur se projekti për ndërtimin e 20 shkollave të reja do t’i vijë në ndihmë edhe njësisë nr. 1, për të siguruar institucionet e duhura arsimore edhe për banorët e kësaj zone./tvklan.al