Banorët në jug të Shqipërisë jetojnë në intensitet të lartë pune. Një raport i Eurostat thekson se në këtë zonë, afro 92% e banorëve jetojnë në familje që punojnë më shumë se 20 orë gjatë një jave.

Ndryshe nga zona qendrore dhe ajo jugore, banorët në veri të vendit jetojnë në familje me intesitet të ulët pune dhe kjo sipas ekspertëve të ekonomisë lidhet me zhvillim ekonomik të këtyre zonave”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie: Kjo ka të bëjë me atë se sa ka vlerë të shtuar fuqia punëtore, e cila merr pjesë. Dhe natyrisht ka të bëjë me industrializimin përgjithësisht apo me mënyrën se çfarë ekonomie zhvillohet. Veriu nuk shquhet për industri tashmë, ka më së shumti një ekonomi agrare, ka një ekonomi e cila bazohet mbi shërbimet dhe mbitregti dhe të tre këto sektorë ne tregun vendas po edhe aq sa mund të bëjnë eksporte jashtë, kanë një vlerë të vogël dhe e gjitha kjo është në atë se sa është investuar në arsimin professional i zonave të caktuara, sa këto zona janë kthyer në zona fitimprurëse në bazë të investimeve që kryhen në infrastrukturë dhe e gjitha kjo përkthehet në një vlerë të ulët dhe produktivitet të ulët të këtyre punonjësve.

Të ndodhur në këto kushte, banorët në këtë zonë kanë një nivel të ulët jetese.

“Nuk arrijnë dot që nëpërmjet shpenzimit të kohës së punës të gjenerojnë të ardhura të tilla që të gjenerojnë një nivel jetese, mbi atë nivel që quhet afër varfërisë apo një nivel jetese të thjeshtë.”

Megjithatë, ekspertët thotë se bumi turistik që po njeh Shqipëria, pritet të ndikojë pozitivisht edhe në veri të vendit, banorët e të cilës po angazhohen më së shumti në agroturizëm.

Tv Klan