Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Kriminale ka nisur një tjetër operacion në shkallë vëndi. Në Tiranë dhe në rrethe të tjera janë shtuar kontrrollet në rrugë dhe bllokimi i disa mjeteve në vënde të caktuar ku ato janë parkuar. Këto autovetura janë kryesisht pronësi e personave të skeduar nga strukturat e policisë dhe janë të përdorura në ngjarje kriminale ose nuk kanë dokumentacion të rregullt.


Operacioni i zhvilluar në shkallë vendi do të vazhdojë disa ditë rradhasi, ndërësa policia e rrethit të Durrësit ka publikuar e para rezultatet konkrete të saj. Gjatë ditës së sotme në Durrës janë ndaluar rreth 50 mjete, për rastin e qytetit ka qënë zyra e antikondrabandës Italiane në port e cila ka ndihmuar me të dhëna për indetifikimin e mjeteve të trafikuara, por bllokimi i këtyre autoveturave ka shkaktuar reagimin e pronarëve të tyre pasi një pjesë pretendohet se kanë dokumentacionin të rregullt.

“Shteti i njeh rregullat e veta, kur i do qefi i sheh, i quan të rregullta dhe të lë të kalosh, tani nuk do ti shohi dokumentat”.
“Automjeti im besoj se është në rregull pasi ka kuluar në 5 shtete Evropiane, dhe tani i kam fëmijët këtu dhe sdi se ku i kam, kam dy fëmij të vegjël dhe ata janë në panik”.

Operacione për bllokime mjetesh të realizuar më parë në Tiranë dhe në rrethe kanë rezultuar jo fort të suksesshme. Pasi është bërë bllokimi flagrant i mjeteve të shtrenjta, policia është detyruar të anullojë sekuestrimine tyre pasi nga verifikimi i dokumentacionit një pjesë ka rezultuar pronë e rregullt dhe e legalizuar nga vetë institucionet Shqiptare./tvklan.al