Klubi i Premier League i ka dhënë një mundësi të madhe 17-vjeçarit Matteo Dashi. I lindur në Angli dhe rritur në akademinë e këtij klubi, Dashi është një mesfushor me të ardhme.
Ai është evidentuar në kampionatet e moshave në duke siguruar kështu kontratën e parë profesionale me klubin.
Dashi fillimisht iu bashkua klubit në ekipin U-14 dhe ka avancuar vazhdimisht në grupmoshat, madje duke u paraqitur një herë për U-21 sezonin e kaluar.
Ai ishte një nga shtyllat kryesorë në skuadrën U-18, duke shënuar katër gola. 17-vjeçari bëri 30 paraqitje të jashtëzakonshme për ekipin e 18-vjeçarëve të Crystal Palace.
Dashi gjithashtu ka përfaqësuar edhe Shqipërinë me ekipin kombëtar U-17 në kualifikueset e Kampionatit Europian. Dashi i shprehu mirënjohjen klubit për mundësinë e dhënë.
Tv Klan