Ai është beqari i shumëpërfolur i këtyre ditëve! Djaloshi që do t’i bëjë të gjithë të diskutojnë, ai që do t’u japë mundësinë shumë vajzave të njihen dhe të dalin në takime me të, xhentëllmeni që do të bëjë për vete mijëra shikues, më në fund nuk është më i panjohur.

Ai quhet Saimir, është 33 vjeç dhe jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.

Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij.

Prej njoftimit se “Love Story” – reality show i  parë i këtij lloji në Shqipëri – do të nisë transmetimin së shpejti në Tv Klan, të gjithë kemi imagjinuar e menduar se si do të duket princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave, por vetëm njëra do të arrijë të rrëmbejë zemrën e tij… Dhe mund të themi se nuk u zhgënjyem aspak!

Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës. Një romancë televizive, dëshmitarë të së cilës do të jemi të gjithë, pritet të nisë së shpejti.

Ndërsa të gjitha ato vajza që duan t’i fitojnë zemrën beqarit mund të aplikojnë në www.tvklan.al/lovestory dhe të plotësojnë formularin! Ose të paraqiten në ambientet e Televizionit Klan në fazën e parë të përzgjedhjes në datat:

  • E enjte 24 shtator ora 15:00;
  • E hënë 28 shtator ora 15:00;
  • E martë 29 shtator ora 15:00.