Konkurrentja e spektaklit “Love Story”në TV Klan, Drita Perhati, ka treguar më shumë rreth vetes së saj dhe marrëdhënies së krijuar mes Saimirit dhe vajzave të tjera.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, Dria ka rrëfyer për lidhjet e saj të mëparshme, momentin kur i tregoi familjes për pjesëmarrjen në këtë ‘reality dating show’ dhe pritshmëritë nga takimi që do të ketë me Saimirin.
Na trego pak për jetën tënde?
Jam një njeri që më përfaqëson shumë sinqeriteti. Unë i kam dhënë mundësinë vetes që të plotësoj ato pasionet e mia dhe në fund të vendos se për çfarë të vazhdoj. Kam mbaruar studimet në bachelor për Administrim dhe Politika Sociale, aktualisht jam në master. Kam bërë gjithashtu edhe një kurs 1-vjeçar për parukeri estetikë dhe make-up. Pasioni im përveç pikturës është edhe make-up skenik i filmave, që do të thotë plagosjet, apo ato të filmave horror, por nuk e kam bërë akoma të madhe si gjë.
Gjithashtu merrem edhe me dekore. Organizoj ditëlindje të vogla dhe ky është një profesion që dua ta vazhdoj më gjatë. E kam nisur këtë vit si biznes dhe po ecën mirë.
Pse make-up artist për filmat? Çfarë të intrigon?
Është e çuditshme sepse unë filmat horror nuk i kam dhe aq qejf, por aty mund të shfaqësh edhe gjërat që ne nuk i shohim me sy të lirë, si lëndimet ato zhgënjimet.
Ti ke pasur lëndime apo zhgënjime në jetën tënde?
Të gjithë kemi pasur nga pak. Të gjithë i kemi përjetuar ato zhgënjimet e vogla, të mëdha… unë nuk është se kam pasur një jetë private të madhe le të themi, eksperienca dmth, por mundësinë që t’i njoh njerëzit dhe të më njohin jua kam dhënë, por nuk e kam parë edhe aq të arsyeshme sa t’i çoj në një lidhje. Kjo më ka zhgënjyer sepse djemtë nuk dinë të sillem mirë me një vajzë, ta respektojnë siç duhet. Prandaj erdha edhe në Love Story, përveç faktit për të sfiduar veten për të dalë pak nga ajo guacka ime. Pse mos ta provoja edhe këtu njëher.
Familja jote të mirëkuptoi kur i’u the që doje të vazhdoje këtë lloj eksperience?
Unë më shumë muhabetin e kam me babin se sa me mamin. Më ecën muhabeti më shumë me babin edhe nuk dija si t’ia thoja atij sepse gjithmonë më ka parë si atë vajzën e vogël që rri në shtëpi, merret me botën e vet, dhe kur i thashë që do iki në Love Story për këtë arsye më tha “mirë o bab tha, ti e di, je e rritur, gjithmonë të kam mbështetur, s’më ke zhgënjyer dhe e di që s’do më zhgënjesh prap”.
Deri tani nuk ke pasur një takim me Saimirin. Po e pret atë takim?
Po e pres por s’po më vjen. Ça ke Saimir? Pse s’më do akoma?
Çfarë ke dëshir ti të tregosh në takimin tënd me Saimirin?
Dua që të më njohë, të më kuptojë mendimet. Mos të më shohë vetëm nga aparenca sepse nuk është se ka arritur të krijojë një bisedë të gjatë me mua që ta kuptojë Dritën. Si funksionon Drita, si funksionon truri i Dritës? Mos t’i themi të gjitha tani se nuk mbetët gjë për në takim pastaj.
Nëse Saimiri të zgjedh ty, e ke menduar se do shpërngulesh nga Shqipëria?
Po, madje ka qenë në planet e mia që të zhvendosem jashtë Shqipërisë, por thash do përfundoj universitetin dhe pastaj do lëviz, kështu që nuk është keq të lëvizim.
Çfarë të pëlqeu në fillim tek Saimiri?
Normalisht që fillimisht fizikun do shohësh, pamjen, edhe është goxha simpatik. I vetmi hall i imi para, ishte se më dukej shumë i gjatë krahasuar me gjatësinë time, dhe mendoja se do isha shumë e shkurtër, por jo. Jemi Okay.
Ti je vajzë romantike?
Jam, por jam në momentin kur e shoh dhe marr siguri nga ai personi që vërtetë ndjen për mua. Jo që në fillim.
Cila është surpriza që do të doje të merrje nga një mashkull?
Përveç besimit, të më dojë pa kushte, siç je, sepse pastaj fillojnë jo po ndryshoj flokët, duhet të shtosh ca kilogram…zakonisht më ka ndodhur të më kenë thënë, sepse duket fiziku im që jam pak e dobët dhe më kanë thënë që nëse do shtoje ca kilogram nuk do ishe keq. S’kam pse ndryshoj veten time për dikë.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al