Rendi dhe gjendja në qytetin e Shkodrës po fillon të normalizohet pas një amullie të krijuar në radhët e rrugoreve dhe të presionit që çoi deri në vrasjen e një polici në fshatin Mes. Për të analizuar situatën dhe për të përmirësuar të ardhmen ka shërbyer takimi i Prefektit me Kryebashkiakun dhe Drejtorin e Policisë së Rrethit.
Kështu është nisur nga policia. Kontrollimi i tregjeve, disiplinimi i bulevardit duke përfunduar në bllokimin e sotëm të 6 makinave. Në këtë takim janë dhënë detyra për rritjen e bashkëpunimit polici-pushtet lokal dhe përveç tyre vijëzimi, ndriçimi i rrugëve të qytetit dhe vendosja e tabelave. Një herë në muaj shefat e zyrave përkatëse të Shkodrës duhet të realizojnë kontrolle në sektorët që ata mbulojnë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti