Noti në ujë të ftohtë mund të mbrojë trurin nga sëmundje të tilla si demenca. Është ky zbulimi i fundit i kërkuesve në Universiteti i Cambridge.
Mjekët kanë gjetur në gjakun e notuesve dimëror një proteinë që e kanë quajtur “goditja e fortë”.
Kjo proteinë mendohet se ngadalëson fillimin e demencës, madje tek disa minj rregulloi disa probleme. Profesoresha Giovanna Mallucci tha se ky kërkim mund të sjellë trajtime të reja mjekësore për demencën.
Studimi, edhe pse premtues, është në fazat e hershme. Qëllimi i tij është që studiojë letargjinë tek gjitarët që shkaktohet nga i ftohti. Kërkuesit po përpiqen që të gjejnë mënyra të reja si të trajtojnë demencën pasi opsionet që janë në dispozicion kanë një efekt të kufizuar.
Mjekët e kanë ditur prej kohësh që ftohja e njerëzve në rrethana të caktuara mund të mbrojë trurin e tyre. Njerëzit me dëmtime në kokë dhe ata që kanë pasur operacione kardiake futen në ftohje zakonisht.
Ajo që nuk kuptohet është pse i ftohti ka këtë efekt mbrojtës./tvklan.al