Të shtunën, më 16 mars, një paradë me “Vespa”-sh do të pushtojë Tiranën. Por mos u habisni nëse midis motorristëve do të gjeni edhe persona me moshë më të madhe të cilët ushqejnë një pasion të zjarrtë për “Vespën”. Shpëtim Ahmetaj, një nga të ftuarit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan madje kujton një episod shumë gazmor me një prej tyre, Muhametin.
Shpëtim Ahmetaj: Është mos, gaboj 76 vjeç, nuk e di, se ai ka nja 5 vjet që thotë 76, nuk e di unë tani. Meti është, ka një histori të jashtëzakonshme, mund të ketë nja 5-6 vjeç. Do iknim të bënim një rrugë për në Borsh dhe çunat që nuk e njihnin, “aman se tani ai burrë i vjetër, mos ndodh ndonjë gjë rrugës”, ai meraku për një moshë të atillë. Dhe unë si organizatori, si kryetari, mua më binte barra tani t’ia thoja, mirëpo unë e di se ç’është t’ia thuash, “Met, kështu, çunat thonë që…”, “mirë, okej”, mua më erdhi keq dhe ai u prek. U nisëm të nesërmen, ec, ndalo, ndaluam në Vlorë duke bërë, kur shoh një shok duke folur në telefon. I thashë me kë po flet? “Me Metin”. Ku është Meti? “Është në Llogara, po na pret”. Meti kishte shkuar një orë e gjysmë para nesh. Dhe që atë ditë thashë mos të thotë njeri t’i themi Metit mos hajde dhe Meti pastaj ka qenë në Vermosh, në Valbonë./tvklan.al