Të ftuar:
Ana Bushati
Alba Biçaku
Eriola Çadri
Shpëtim Ahmetaj
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Byrek me patate
500 gr miell
250 ml ujë
1 lç kripë
1 lgj vaj
Mbushja:
800 gr patate
2 qepë
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
150 gr djathë të bardhë
1 vezë
Vaj ulliri
100 ml qumësht
Kripë dhe piper i zi
Fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas. Formojmë brumin, e punojmë mirë e më pas e lëmë të pushojë për 20 minuta. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë në madhësinë e një veze dhe e lëmë të pushojë edhe për 15 minuta të tjera. Ndërkohë qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë me brinjë 0,5 cm. Patatet i skuqim me pak vaj sa të zverdhen pak. Por dhe mund ti piqni, të spërkatura me pak vaj duke i vendosur në një tavë me letër pjekje dhe i pjekim për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.
Në një tigan, kaurdisim qepën me pak vaj deri sa ajo të karamelizohet. Më pas shtojmë specat në kubikë të vegjël. I përziejmë për 3-4 minuta e më pas i bashkojmë patatet me qepën dhe specat në një tas. Shtojmë qumështin, vezët dhe djathin e thërrmuar. Byrekun mund ta bëjmë në role ose si zakonisht duke bashkuar 3 kuleçë të tyre me vaj dhe të hapura në një petë të vetme. Vendosim dy të tilla poshtë duke i lyer me vaj. Në mes vendosim mbushjen e në sipërfaqe vendosim një petë të vetme me 3 ose 4 kuleçë së bashku. E spërkatim në fund me vaj e më pas e pjekim në temperaturë 200 gradë për 25-30 minuta.
Supë krem me thjerrëza të kuqe
1 fç thjerrëza
1 qepë
1 karrotë
1 domate
1 lgj gjalpë
1 gjethe dafine
Vaj ulliri
1 lk shafran indie
1,4 l ujë të valuar
Për salcën e sipërme
Gjalpë ose vaj ulliri
Piper i kuq
Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e prerë në fije për 2-3 minuta. Shtojmë karrotat të prerë thellë në rrathë dhe 1 gjethe dafine, 1 domate. Presim patatet hollë, i shtojmë në tenxhere dhe vazhdojmë përzierjen. Shpëlajmë thjerrëzat me ujë të bollshëm dhe i shtojmë në tenxhere së bashku me perimet.
Shtojmë ujin e valuar, kripë e shafran dhe i lëmë të gatuhen për 20-25 minuta. Më pas kalojmë supën në blender, e kthejmë në krem e më pas e shërbejmë. Shkrijmë gjalpin dhe kur gjalpi të jetë skuqur, shtojmë piperin e më pas në çdo pjatë shtojmë nga një lugë gjelle salcë.
Të apasionuarit pas “Vespa”-ve tregojnë historitë e tyre me mjetin e zemrës
Pse njerëzit lidhen kaq ngushtë me “Vespa”-t
Hipur mbi një ”Vespa”, si nisi xhiroja 21-vjeçare e dashurisë
Më shumë se sa një mjet transporti, për ata që posedojnë një të tillë, “Vespa” është një stil jete dhe një pjesë e familjes. Për Shpëtim Ahmetajn, është objekti me të cilin gjeti dashurinë. Ai ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan historinë e njohjes me bashkëshorten.
Gjithçka nisi me një kërkesë prej saj për të bërë një xhiro me “Vespën” e tij të modelit “Primavera”, pa e ditur se do të niste një xhiro e gjatë jete.
Shpëtim Ahmetaj: Unë me time shoqe jemi njohur diku te 21 vite përpara. E tregojmë edhe herë pas here, hë mi ti, deshe xhiro me “Vespa” se siç ankohen gratë zakonisht dhe i them unë vetë deshe xhiro me “Vespa”. Ne kishim të njohur të përbashkët dhe vjen “hë mo ti, si s’na bëre një xhiro me këtë motorrin tënd të bukur” se s’ia kishte idenë “Vespës” atëherë dhe aty u mendova, kjo dashka xhiro. Kështu pastaj lindi, takoheshim përditë, përditë me “Vespa”, s’kemi lënë kodër të Tiranës pa shkuar, perfieri, pastaj filluan xhirot, pastaj u fejuam, u martuam, filluan xhirot e gjata. Tani kur bën 100 kilometra, ajo thotë “po e shkurtër, pse xhiro quhet kjo?”
Katerina Trungu: Më shumë akoma.
Shpëtim Ahmetaj: Xhiro quhet 2-3 ditë.
Katerina Trungu: Pranvera quhej ajo që përdore për ta bërë xhiron e parë?
Shpëtim Ahmetaj: Ka qenë “Primavera”.
Katerina Trungu: Që e quaje Pranvera.
Nuk donin ta merrnin me vete, si ua kaloi 76-vjeçari vespistëve të tjerë
Të shtunën, më 16 mars, një paradë me “Vespa”-sh do të pushtojë Tiranën. Por mos u habisni nëse midis motorristëve do të gjeni edhe persona me moshë më të madhe të cilët ushqejnë një pasion të zjarrtë për “Vespën”. Shpëtim Ahmetaj, një nga të ftuarit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan madje kujton një episod shumë gazmor me një prej tyre, Muhametin.
Shpëtim Ahmetaj: Është mos, gaboj 76 vjeç, nuk e di, se ai ka nja 5 vjet që thotë 76, nuk e di unë tani. Meti është, ka një histori të jashtëzakonshme, mund të ketë nja 5-6 vjeç. Do iknim të bënim një rrugë për në Borsh dhe çunat që nuk e njihnin, “aman se tani ai burrë i vjetër, mos ndodh ndonjë gjë rrugës”, ai meraku për një moshë të atillë. Dhe unë si organizatori, si kryetari, mua më binte barra tani t’ia thoja, mirëpo unë e di se ç’është t’ia thuash, “Met, kështu, çunat thonë që…”, “mirë, okej”, mua më erdhi keq dhe ai u prek. U nisëm të nesërmen, ec, ndalo, ndaluam në Vlorë duke bërë, kur shoh një shok duke folur në telefon. I thashë me kë po flet? “Me Metin”. Ku është Meti? “Është në Llogara, po na pret”. Meti kishte shkuar një orë e gjysmë para nesh. Dhe që atë ditë thashë mos të thotë njeri t’i themi Metit mos hajde dhe Meti pastaj ka qenë në Vermosh, në Valbonë.