Redona ishte konkurrentja e eliminuar për javën e 13-të të spektaklit Love Story, ku mes lotësh e emocionesh është përshëndetur edhe me vajzat e tjera të mbetura.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo ka treguar se ka një miqësi tepër të ngushtë me Merin, Generdën dhe Xhesin, teksa edhe vajzat kanë shprehur të njëjtën gjë për të.

Si ndihesh?

Redona: Normalisht nuk e prisja, por jeta i ka këto gjëra. Ai vetëm një do marri, kam njohur shumë njerëz të mirë, më kanë mirëpritur dhe ka qenë një eksperincë që nuk do e harroj kurrë.

Për kë bën tifo ti tani?

Redona: Unë bëj tifo për nusen time këtu, për Merin. Unë do mbaroj ca vizita të miat pastaj do iki në Itali. Më vjen më shumë keq që do lë Merin. Kam dy muaj që unë rri me Merin dhe jemi bërë si burrë e grua.

Meri: Nuk ka të bëjë koha, ka të bëjë shpirti. Ne kemi gjetur njëra-tjetrën këtu dhe ndoshta dal unë javës tjetër dhe do jemi bashkë.

Redona: Unë kam besim tek Meri por kam krijuar edhe një miqësi tjetër me Generdën. Gjermania ime dhe shkodrania ime që do më çojë në Shkodër javën tjetër.

Xhesi: Unë ja kam premtuar edhe më përpara, këtë fundjavë, po të doni jeni të ftuara.

Generda: Redona siç e kanë parë edhe të tjerët është mbi të gjitha një vajzë shumë e sinqertë. Pata mundësinë ta njoh Redonën edhe në prapaskenë.

Është një vajzë që duhet ta marrin shembull shumë vajza të tjera sepse është shumë njeri i thellë. Nuk i sheh gjërat në sipërfaqe dhe kjo është një vlerë që i mungon shumë vajzave. Kam mësuar shumë nga Redona.

Meri: Ndihem shumë me fat që e kam njohur Redonën, siç është e bukur nga koka te këmbët, ashtu ka edhe shpirtin. Më ka ikur një shoqe sot.

Xhesi: Unë sot jam përlotur bashkë me Redonën sepse ajo është një njeri që ka plot dashuri për të marrë dhe plot dashuri për të dhënë. Uroj të jetë gjithmonë e njëjta dhe të mos ndryshojë.

Redona: Tani unë do kthehem në jetën time dhe çfarë të vijë të vijë, nuk jam një njeri që do burrë se s’bën. Gjërat më të bukura vijnë kur ti nuk i pret. Vetëm mos i mendoni, po pate fat vijnë vet. Faleminderit shumë edhe juve dhe ju dua me zemër!/tvklan.al