Mjekja apel qytetarëve, policia gjobit shkelësit
Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për të mos e përhapur më tej koronavirusin.
Në apelin e saj ajo e cilëson “luftë” përballjen e mjekëve dhe pacientëve me COVID -19. Ajo flet për një luftë të vërtetë që bëhet në spital me sëmundjen.
“Kur vij në shërbim shikoj njerëz të grupuar dhe them është e tmerrshme se këta nuk e dinë që bëhet luftë në shërbimin infektiv”, tha Çomo.
Me gjithë apelin e mjekëve, ka qytetarë që ende i shkelin qytetarët rregullat e vetëizolimit. Në fundjavë, edhe pse vendi ishte në një shtetrrethim total, policia raportoi për heqje të pantentave dhe bllokim të mjeteve për 8 shoferë.
Me masë administrative 100 mijë Lekë të vjetra janë ndëshkuar 157 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Është ndëshkuar me gjobë në vlerën e 500 mijë Lekëve të reja edhe 1 shtetas, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore për të parë familjarin e tij.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.
Tv Klan