Romanca e bukur me biznesmenin Erolld Belegu ka sjellë një ndjenjë të re dhe të ëmbël në jetën e Diola Dostit. Pasi ndau me “Rudina” në Tv Klan historinë e tyre të njohjes e cila ka filluar në muajin shkurt, nutricionistja tregoi edhe për të përbashkëtat që gjejnë te njëri-tjetri. Diola u shpreh se i duket që e njeh prej një jete dhe se më parë nuk e ka ditur se ç’është dashuria.
Diola Dosti: Më pëlqen fakti që më jep shumë paqe. Dukshëm nga mënyra se si jeton Erolldi, nga gjërat të cilat ai ka ndërtuar, unë kam një natyrë që jam pak më e thjeshtë dhe në pamje të parë, duket sikur s’kemi asnjë gjë të përbashkët, por janë ca pika të përbashkëta që nuk i përshkruajnë dot fjalët. Emëruesi i përbashkëtështë fakti që ne kemi gjetur një qetësi te njëri-tjetri. Më duket sikur kur them madje që kam që në shkurt që e njoh, por jo, kam një jetë që e njoh dhe me thënë të drejtën, shikoj veten, shikoj gjithë situatat dhe them që nuk e paskam ditur çfarë është dashuria sepse nuk është dashuria ajo çfarë unë mund të kem imagjinuar, por vërtet është një ndjenjë, një emocion që realisht nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë, është qetësia që të jep, është lumturia që të jep.
Nutricionistja shtoi se duket se gjithçka ka ardhur kur edhe ajo ishte më e pjekur, e aftë për të përballuar situata të ndryshme me dikë që e pranon me autenticitetin e saj.
“Mendoj që ishte momenti i duhur në kohën e duhur me njeriun e duhur”, përmbylli Diola./tvklan.al