Ka nisur me të papritura, surpriza e xhelozi kjo javë e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri organizoi një takim në disko me të gjitha vajzat e grupit.
Mes argëtimit dhe kërcimeve nuk mungoi as alkooli, ku Suela u deh dhe u ngjit në skenë ta përqafonte 33-vjeçarin.
Ajo ishte shprehur edhe më parë për “Daily Love Story” se mjaftojnë disa gota verë që ajo të hapet si person dhe siç duket kjo gjë ndodhi edhe në takimin në grup.
Pas kësaj nate, Suela kishte vendosur t’i dërgonte një videomesazh Saimirit, ku thekson se nuk ishte pija, por dashuria ajo që e çoi në atë gjendje.
“Produksioni i Love Story sapo më solli një videomesazh, jam shumë kurioz për çfarë bëhet fjalë. Mos është ndonjë vajzë e re. Mos është ndonjëra që e ka marrë malli apo ndonjëra që është mërzitur me mua?”, shprehet Saimiri para se të hapë videon.
Suela: Saimir si je? Kalova një ditë shumë të bukur në liqen, u ndjeva shumë mirë dhe më përcolle shumë pozitivitet. Për këtë të falenderoj. Sa i përket natës në party e kisha tepruar pak fare me pijen por gjithsesi dua të të falenderoj se më ke qëndruar afër dhe besoj që mund të të kem vënë pak fare në siklet.
Mbaj mend vetëm një skenë, që kam hipur lart te skena dhe të kam përqafuar. Por se di se çfarë të kam thënë në vesh.
Pastaj më kujtohet që më ngrite dhe hopa në peshë dhe më zbrite të shkallët. Për këtë je treguar shumë njerëzor. Faleminderit! E di që pija është pak e tepruar dhe kjo gjë nuk të pëlqen fare ty se ma ke thënë edhe te dreka kur po pija prapë verë. Por mbase kjo nuk ishte nga pija, ishte nga dashuria.
Të përqafoj fort dhe sorry. Të puth, qëndro special!
Saimiri: Më vjen mirë që sa qenka zgjuar i paska shkuar direkt mendja tek unë. Me Suelën kisha këtë javë një takim të gjatë ku kaluam shumë mirë në fakt. Të fund të takimit po pinim një gotë verë dhe po bënim muhabet.
Piu gotën e dytë dhe i thash Suela më duket se nuk e mban dot alkoolin. E vlerësoj një vajzë që e kupton ku i ka kufijtë. Kishim edhe takim në grup me vajzat, edhe atje kishte pirë më duket nja dy gota dhe më erdhi në skenë. Mendoi se ishim vetëm dhe i harroi të gjitha vajzat e tjera.
Është diçka normal, them se mund të na ketë ndodhur të gjithëve që të kemi pirë një gotë më shumë. Nuk e gjykoj këtë gjë por them ndoshta ka qenë nga dashuria, jo nga pija./tvklan.al