Këngët shqiptare kanë qenë të shumta gjatë këtij edicioni të “X Factor Albania”. Mes këngëtarëve që kanë zgjedhur të këndojnë këngë shqip është edhe Fortunato i cili këndoi këngën “Pranvera” të Alban Skenderajt.
Anëtarët e jurisë nuk kanë kursyer komplimentet për artistin nga Italia.
Adi Krasta: Ishte një serenatë e bukur ndaj mentores së tij që nga pikëpamja regjisoriale është shumë interesante sot. Nuk e di pse më ka pëlqyer mua. Është bukur të jesh i pranishëm fizikisht në programe të kësaj natyre sepse zbulon disa elemente që ekrani ndonjëherë nuk i jep dot. Jo vetëm me muzikalitet, shqipen ku fjala gjallë ishte gjallë dhe ku një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk thonë ‘radhë’, por thonë ‘rallë’. Jo vetëm kaq, por fjalën bjer e bëri me kontratempo. Shumë mirë që ke zgjedhur Albanin. Është një kantautor shumë i mirë, por natyrisht nga një listë të gjerë kantautorësh të mirë këngët e të cilëve mund t’i kishte kënduar një italian me fonetikën, timbrikën, muzikalitetin që të jep gjuha e shumë të tjera duke filluar nga Gjebrea që ka këngë shumë të mira apo edhe të tjerë.
Soni Malaj: Unë më vjen mirë që Fortunato edhe pse nuk është shqiptar me aq rigoroziteti e ka mësuar këtë këngë. Me shumë vështirësi e kishte dhe ne u munduam që të kishte pak fjalë në shqip, por na ka sjellë një emocion shumë të bukur dhe vërtetë jam shumë e lumtur për këtë këngë të Albanit dhe e falenderoj edhe Albanin se na ka ndihmuar.
Young Zerka: Une mendoj që të dy çunave italian duhet t’ju japim sa më shumë këngë në shqip se po i këndojnë shumë bukur. Edhe Salvatore javën e kaluar që kishte “Karma” të Anxhela Peristerit, përveç se e këndojnë i japin edhe atë lezetin e theksit. E bëjnë shumë mirë. Ke shkëlqyer! E ka kënduar aq bukur tamam siç është shiu i Pranverës.
Arilena Ara: Ishte një emocion shumë i bukur dhe i fortë mënyra se si sytë e tu shkëlqenin (i drejtohet Sonit) kur ai këndonte, dhe ishte me një meritë absolute dhe Fortunato është nga të vetmit që në 5 javë nuk ka gabuar asnjëherë në skenën e “X Factor”.
Javën e kaluar një tjetër konkurrent ngaItalia këndoi një këngë shqip në “X Factor Albania”. Ai është Salavatore, i cili performoi këngën “Karma” të Anxhela Peristerit./tvklan.al