Kombëtarja shqiptare U-19, do të përballet me moshatarët e Izraelit këtë të mërkurë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2025.

Takimi është planifikuar të luhet të mërkurën e 13 Nëntorit, në orën 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjendja e lojtarëve është e shkëlqyer dhe fatmirësisht nuk ka asnjë problem me dëmtimet. Trajneri Jualian Ahmataj do të ketë në dispozicionin e tij të gjithë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim.

Hyrja në stadium do të jetë falas jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për dy takimet e tjera të Shqipërisë U-19.

Sakaq, po nesër do të luhet ndeshja tjetër e grupit 11 mes Danimarkës dhe Irlandës së Veriut, në stadiumin “Niko Dovana” në orën 12:00. /tvklan.al