Merkato e Janarit mund të sjellë disa surpriza sa i përket lëvizjeve. Sulmuesi i Milanit, Samuel Chukwueze mund të transferohet në Turqi.
Sipas asaj që raportohet nga “Fanatik”, nigeriani nuk është i lumtur te skuadra italiane. Anësori i djathtë nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij, pavarësisht se mundësia i është dhënë disa herë.
Chukwueze është futur në sezonin e dytë te Milani, por duket se po has vështirësi të mëdha për tu përshtatur me një kampionat të vështirë si Serie A.
Në këtë situatë, lojtari po mendon të ndryshojë skuadër dhe agjentët e tij janë vënë në lëvizje. Përfaqësuesit e sulmuesit e kanë ofruar atë te Besiktas, me klubin turk që ende nuk ka marrë një vendim për një lëvizje të mundshme.
Nigeriani ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, ndërsa vlerësohet rreth 20 milionë euro. /tvklan.al