Ajo është aktiviste dhe autore e dy librave për të rinj, bëhet fjalë për Sindi Tona. E ftuar këtë pasdite në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo foli rreth të rinjve se si kanë qenë dikur dhe si janë. Teksa foli për ndryshimin e brezave ajo theksoi se brezi i sotëm i të rinjve është shumë i kushtëzuar nga faktorët shoqërorë.

 “Sot masim fjalën 300 herë sepse e shikojmë veten në një tabelë qitje,” u shpreh Sindi Tona duke shtuar më tej se shoqëria jonë është paragjykuese dhe nuk përqafon ata persona të cilët kanë mendim ndryshe.

Sindi Tona: Unë nuk dua ta trajtoj në një prizëm bardh e zi pasi ka shumë gjëra që ndikojnë dhe prevalojnë dëshirën kur flasim për ambicien. Duke marrë në konsideratë rrethanat në të cilat lindin dhe rriten. Dua ta theksoj këtë, se ne pretendojmë se po rritemi në një kohë me liri mendimi apo veprimi, por ne jetojmë në një shoqëri më paragjykuese se kurrë. Sot masim fjalën 300 herë sepse e shikojmë veten në një tabelë qitje.

Rudina Magjistari: Sepse ju jeni rinia e mediave sociale. Më herët nuk ka ekzistuar ky presion, ka qenë më i reduktuar, ka qenë dhe ai në një formë tjetër, por jo në këto përmasa.

Sindi Tona: Pikërisht, por ky është një element shumë i rëndësishëm. Ka të bëjë kryesisht me të ndjerit i demotivuar apo i dekurajuar sepse të duket sikur mund të bësh më të mirën. Por, përsëri nuk do të ndjehesh i pëlqyeshëm për njerëzit, ose njerëzit do të kenë përsëri diçka për të thënë për atë se çfarë ti po bën. Mendoj se kësaj i lë shumë hapësirë media, mjetet komunikatave, rrjetet sociale apo televizioni që një farë mënyrë shumë rrallë herë e shohim që promovon antivlerat. Shohim që kjo po ngrihet dhe në një kult madje, kështu që unë e kam jetuar vetë me botimin e librave si eksperiencë më vete për të parë, mbase dhe për të testuar pak njerëzit në qasjen me librat apo dhe me aktivizmin politik. Ke të bësh me një gjuhë shumë agresive të të folurit dhe njerëzit nuk të lënë aspak hapësirë që ti të mendosh ndryshe nga ata, domethënë edhe nëse ti nuk tenton fare që të imponohesh me bindjet e tua apo me mendimet e tua përsëri ke një gjuhë mospranimi në momentin që nuk përputhen mendimet e tua me të tyret./tvklan.al