Emisioni “Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për shqetësimin e Lize Çoku, e cila është 71 vjeç dhe jeton vetëm me bashkëshortin.

Në muajt Shtator-Tetor, për shkak të problemeve shëndetësore, nuk ka mundur të shkojë në postë, për të tërhequr pensionin social.

Kur është drejtuar në Nëntor, i kanë thënë, që nuk mund t’i marrë dy muajt e prapambetur në një shumë prej 154 mijë lekësh të vjetra.

Lize Çoku: U detyrova u ktheva me pension social. Pata qenë sëmurë dhe nuk kam dalë në derë. Vetëm dy muaj ngela pa marrë. Nuk e përfiton tha se ke 2 muaj pa marrë.

Ju shkuat në Nëntor për të tërhequr Shtator dhe Tetor dhe nuk ua dhanë?

Lize Çoku: Shkova dhe nuk ma dhanë. 154 mijë Lekë të vjetra. Unë i thashë se nuk i kam lënë ngaqë kam pasur, por i kam lënë se kam qenë sëmurë.

Çfarë është pensioni social? Ky lloj pensioni u jepet personave mbi 70 vjeç, të cilët nuk kanë plotësuar vitet e punës. Është një pension modest që presupozohet që t’u vijë në ndihmë grupmoshës së tretë.

Përgjegjësja e Sigurimeve Kurbin shprehet, se në bazë të një VKM-je, të gjithë pensionistët e pensionit social, të cilët nuk paraqiten çdo muaj për ta tërhequr atë, nuk mund ta marrin më vonë dhe e humbasin të drejtën e shumës përkatëse.

Përgjegjësja e Sigurimeve, Kurbin: Lize Gjin Çoku ka aplikuar më datën 5.10.2020 për rishqyrtim pensioni social. Në bazë të një VKM-je, të gjithë pensionistët e pensionit social, të cilët nuk paraqiten çdo muaj për ta tërheq, ju fshihet dhe nuk e japim për efekt, se këta njerëz, ku janë.

/tvklan.al