Strukturat e Policisë Durrës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr .16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat Anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer  burim rreziku për qytetarët./tvklan.al