“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun”

. Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një postim në rrjetin social Facebook, pasi xhenierët e Forcave të Armatosura nxorrën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.

 

“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun. Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve”./tvklan.al