Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është bërë pjesë e ceremonisë së përcjelljes së ministres së sapodorëhequr të Mbrojtjes të Gjermanisë Ursula von der Leyen, e cila u zgjodh presidente e Komisionit Europian.
Ajo u ftua për tu bërë pjesë e kësaj ceremonie ushtarake me tradite 200 vjeçare nga ministrja e re e Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer.
Në ceremoninë që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës e pranishme ishte edhe kancelarja Merkel si dhe bashkëpunëtorët dhe miqtë më të afërt të ish-ministres Ursula von der Leyen.
Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë detyrën më datë 1 nëntor 2019.
Tv Klan