Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar sot se situata tashmë është shumë e qartë pasi vendet e pasura nuk po furnizojnë me vaksina vendet e varfra.

Vendet e pasura kanë shumicën e furnizimit“, u shpreh ai. Më tej u bëri thirrje vendeve të pasura dhe atyre që po prodhojnë vaksina të ndalonin marrëveshjeve dypalëshe që janë kundër mekanizmit COVAX, që synonte të furnizonte më vaksina dhe vendet e varfra.

OBSH-ja në fillim të kësaj jave deklaroi se struktura e COVAX kishte mbledhur 6 miliardë dollarë nga 7 miliardë dollarë që ajo ka kërkuar në 2021 për të ndihmuar financimin e dërgesave në 92 vende me mjete të kufizuara ose pa asnjë mjet për të blerë vaksina vetë.

Deri më tani, kombet më të pasura, përfshirë Britaninë, anëtarët e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Izraeli kanë qenë në radhë të parë për radhët e dërgesave të vaksinave nga kompani duke përfshirë Pfizer dhe partnerin BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Gati 88 milion njerëz janë raportuar të infektohen nga koronavirusi i ri global dhe rreth 1.9 milion kanë vdekur./tvklan.al