Preza: Kemi vaksinuar 630 persona, kemi ende doza
Procesi i vaksinimit te personelit shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit po vijon në stadiumin “Air Albania” edhe pse me numër të kufizuar. Ekspertët e ISHP, thonë se deri tani janë vaksinuar 630 persona.
“Procesi i vaksinimit po ecën qetë, ne po vazhdojmë të vaksinojmë pranë “Air Albania” personelin e vijës se parë shëndetësor dhe atë mbështetës të spitaleve Covid, urgjencës reanimacionit e të pediatrisë dhe epidemiologë të rajonit të Tiranës, deri tani janë kryer 630 vaksinime tek ky kontingjent”
Sipas specialistët së Institutit të Shëndetit Publik procesi i vaksinimit nuk do të ndërpritet, pasi ka ende vaksina për të mbuluar me dy doza ata që kanë marrë dozën e parë.
“E kemi thënë flakoni përmban 5 ose 6 doza, në procesin e vaksinimit deri tani kanë dal 6 doza dhe kjo e rrit numrin e dozave që kemi marrë nga sasia e parë ndërkohë që presim dhe sasinë tjetër kështu që kush vaksinohet do marrë dozën e parë dhe dozën e dytë në kohë”.
Deri më tani asnjë prej të vaksinuarve nuk ka paraqitur efekte anësore pas injektimi të vaksinës. I vetmi i infektuar pasi mori dozën e parë të Covid-19 është mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.
Procesi i vaksinimit ka nisur në 11 Janar dhe në 1 Shkurt pritet që të injektohet doza e dytë për këtë kategori.
Tv Klan