Lajme Arkiva 2003
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ndërprerjen e udhëtimeve për në vendet e prekura nga SARS, virusi i rëndë akut respirator, ky fakt i është bërë i ditur edhe shqiptarëve dhe të mirë informuar janë edhe tregtarët nga Kina.
Një pjesë kinezësh kanë lënë mënjan furnizimet, ndërsa një grup deputetësh nuk kanë pyetur për këtë situatë. Shtatë deputetë të majtë dhe të djathtë, nuk kanë anuluar ftesën për një vizitë jo zyrtare në Tajvan, e cila bëhej në kuadër të njohjeve mes dy vendeve.
Njëri prej deputetëve një javë pas kthimit në atdhe, tregon rrezikun që kaluan dhe frikën e mposhtur.
Nard Ndoka: Ne morëm informacion mbi përhapjen e sëmundjes dhe delegacioni ishte i vendosur se do të dukej si mungesë respekti ndaj personave që na kishin ftuar, pra e morëm pak a shumë rrezikun në sy ishte tepër minimal. Kontrolli më i rreptë ishte n aeroportin e Romës në Itali pasi aty ishim transit. Përveç matjes së temperaturës kishte edhe plotësim të një formulari.
Gazetarja: Po në Shqipëri ishte i thjeshtë kalimi për ju? Kaluat si deputet apo ju nënshtruat kontrollit mjekësor?
Nard Ndoka: Jo në Shqipëri ne nuk patëm një kontroll të tillë edhe për faktin se para një ore e gjysmë kishim kaluar një kontroll më të specializuar në aeroportin e Romës, kështu që kaluam pa një kontroll.
Gazetarja: Ju duket sikur e keni fituar dhe imunitetin ndaj SARS-it përveç imunitetit parlamentar që zotëroni?
Nard Ndoka: Jo nuk besoj se mund ta kem fituar.
Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, gjithkush duhet të kontrollohet e madje personi i shëndosh duhet mbajtur në karantinë deri në 10 ditë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik: Kemi pasur komunikim goxha atë mirë me tregtarët të cilët janë kinez dhe për shembull nëse u është dashur që të shkojnë në kinë kanë lajmëruar, ne kemi emrat e tyre dhe në momentin që vijnë, në qoftë se kanë qenë në zonat e prekura ata mbahen në karantinë dhe në izolim.
Instituti i shëndetit publik tregon se numri i të prekurve në botë kap shifrën 7296, raste të reja publikohen 119, të vdekur nga ky virus shënohen 526 raste dhe të shëruar nga SARS-i 387 vetë./tvklan.al