Një kolonë prej rreth 100 kamionësh me ndihma të OKB-së që transportonin paketa ushqimore janë grabitur në mënyrë të dhunshme në Gaza. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa).

Drejtuesit e kamionëve u detyruan nën kërcënimin e armëve që të shkarkojnë ndihmat. Dëshmitarët okularë thanë se autokolona u sulmua nga persona të maskuar.

Mungesat e mëdha ushqimore do të përkeqësohen për 2 milionë njerëz që varen nga ndihma humanitare. Një vlerësim i mbështetur nga OKB-ja paralajmëroi në fillim të këtij muaji se kishte mundësi të madhe që zia e bukës të godasë shpejt zonat brenda Rripit verior të Gazës.

Kjo erdhi pasi forcat izraelite nisën një ofensivë të madhe tokësore në veri dhe OKB-ja tha se më pak kamionë ndihmash kishin hyrë në Gaza muajin e kaluar se në çdo periudhë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Tetor 2023./tvklan.al