Luiza Gega nuk arriti të kualifikohet në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. Atletja shqiptare e kaloi finshin e nënta në baterinë e saj me kohën 9 minuta, 27 sekonda e 41 të qintat.
Një paraqitje larg atyre të viteve të fundit për Gegën. Kjo ishte olimpida e tretë për 35-vjeçaren, e cila në karrierën e saj është shpallur kampione e Europës. Për skuadrën shqiptare kanë mbetur të garojnë në Paris 2024 vetëm mundësit.
Tv Klan