Ekipi Olimpik Shqiptar ka nisur rrugëtimin në Olimpiadën Paris 2024.
Shqipëria do të përfaqësohet nga 8 sportistë, 3 në mundje, 2 në Atletikë, 2 notarë dhe 1 qitëse.
Për Shqipërinë ky do të jetë përfaqësimi i dhjetë në lojërat olimpike verore, ndërsa asnjë sportist nuk i ka dhënë ngjyrave kuqezi një medalje.
Presidenti i KOKSH Fidel Ylli tregon pritshmëritë për këtë event.
Atletja Luiza Gega dhe mundësit Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov dhe Cherman Valiev kanë siguruar pjesëmarrjen në event, duke arritur normën.
Ndërsa Franko Burraj në atletikë, notarët Greis Koxhaku e Kaltra Meça dhe Manjola Konini në qitje sportive kanë marrë ftesë.
Me ekipin olimpik do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të ndjekë nga afër ceremoninë e hapjes më 26 Korrik. Në olimpiadë do të jenë të pranishëm 10714 sportistë.
Klan News