Sokol Olldashi: “ Kryetari i partisë së bashkisë në një akt rrugaçërie të pashembullt politike doli sot përpara shtypit për të shfaqur gëzimin e tij të pakontrolluar për ngjarjen e ndodhur 4 sitë më parë në galerinë jugore të tunelit Thirrë-Kalimash. Ndaj ngjarjes qeveria përmes ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit ka mbajtur një standard shumë të lartë transparence. Në deklaratën që kam bërë përpara jush ekzaktësisht 1 muaj më parë në datën 9 tetor ju kam njoftuar se, në thonjëza tuneli do të mbyllet që t’i jepet ,mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë biologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël. Një situatë e pa parashikuar për të cilën kontraktori po punon në vijimësi, mbyllen thonjëzat. Pra e kemi bërë transparent problemin. Edhe ndaj rrëshqitjes së datës 5 nëntor kemi mbajtur të njëjtën standard transparence duke informuar publikun për çdo detaj. Fenomeni biologjik që ndodh në tunelin e Thirrës dhe fenomene të paparashikuara në brendësi të maleve, në punime të tilla janë të pritshëm. Në rastin konkret në tunelin e Thirrës nuk ka asnjë lidhje mes fenomenit biologjik dhe kalendarit të punimeve në rrugë. E ritheksoj se rrëshqitja e dheut ka ndodhur në pjesën e pabetonuar të tunelit jugor, i cili nuk është hapur asnjë ditë ët vetme për publikun pasi ka qenë në punime e sipër.”/tvklan.al