Sokol Olldashi: “Është shumë pozitiv fakti që më në fund edhe pse me 2 vjet e gjysmë vonesë PS-ja vendosi të prezantohet në projektin më të madh të infrastrukturës në vend dhe kjo është një gjë për tu përshëndetur. Do të kishte qenë më mirë akoma sikur ekspeditën socialistë ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, por nga ana tjetër unë jam i bindur që numri i madh i deputetëve që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për ti përcjellë zotit Rama impresione pozitive, veçanërisht pozitive  dhe për ti shërbyer ndoshta për ti hequr frikën nga tuneli. Falënderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gatishmëri të plote për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke iu shpjeguar detaje të hollësishme mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik miliona vjeçar, konvergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultra bazike, fenomene këto për të cilat PS tregon një interes të veçantë.”/tvklan.al