Lajme Arkiva 2003

Komisioni hetimor anti-Rama është mbledhur pasdite me të gjithë përfaqësuesit e saj. Kryekomisioneri Olldashi ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kreut të bashkisë Edi Rama. Me këtë ide kanë rënë dakord edhe komisionerët socialist, por që së bashku me kryetarin Rama duhet të vijnë edhe disa drejtues të bashkisë.

Fatmir Xhafa: Dëgjuam kërkesën tuaj, e shtymë për nesër pasdite, orën caktojeni ju, por në këtë sallë siç do të vinte sot së bashku me një pjesë të personave përgjegjës në gjykimin tonë të jetë dhe nesër i pranishëm dëshmitari kryesor. Pyetjet do ti formulohen drejtpërdrejt zotit Rama, kur mund të vendosim një procedurë për çështjet që ai do të përgjigjet për çështjet teknike ata do ti mbajnë shënim dh enë momentin që duhet do dali të përgjigjet.

Kjo nuk është pranuar nga opozita. Olldashi shprehet se Rama duhet thirrur individualisht. Nga kryetari i komisionit Olldashi seance është mbyllur duke i lënë socialistët të mendohen për thirrjen e Edi Ramës nesër.

Sokol Olldashi: Në bazë të kodit të procedurës penale thirrja e dëshmitarëve është veprim individual, nuk ka thirrje kolektive të dëshmitarëve dhe për këtë çështje komisioni aplikon në mënyrë të drejtpërdrejtë sikurse e përcakton neni 12 I kodit të Procedurës Penale. Nëpërmjet sekretarisë teknike do ti dërgoj zotit Rama zyrtarisht ftesën që në orën 11:00 të paraqitet si dëshmitarë në komisionin hetimor dhe pas kësaj çështje nëse zoti Rama do të vendosë të përballet me faktet apo do të vazhdoj të dialogoj me përfaqësuesit që ai ka zgjedhur  në komisionin hetimor të kuvendit, është çështje e tij. Ne e kemi thirrur si dëshmitar zotin Rama, stafi është i lirë të ndezë televizorin. Ka televizion e zotit Rama që e transmetojnë direkt dhe ta ndjekin./tvklan.al