Kryetari i komisionit parlamentar anti Rama dorëzojë në orët e mesditës kallëzimin penal për falsifikim dokumentash kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës,Edi Rama dhe drejtoreshës së burimeve njerëzore, Keti Treska. Duke dalë nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës ku depozitojë edhe padinë, komisioneri Olldashi tha se do t’ja lë prokuroisë të përcaktojë dëmin që i është shkaktuar shtetit si pasojë e abuzimeve të organizimit të koncertit me grupin Scorpions. Ai paralajmërojë se deri në përfundim të mandatit të këtij komisioni do të dorëzojë të tjera dosje.

Sokol Olldashi: “Me datë 11 të gjitha dosjet do të vijnë në prokuroi”.

Deri tani prokuroria e Tiranës nuk është shprehur nëse janë dhënë të gjitha provat e mjaftueshme për të nisur çështjen penale ndaj dy zyrtarëve të bashkise së kryeqytetit./tvklan.al