Vetëm pak ditë më parë Olta Boka dhe partneri i saj Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë. Olta solli në jetë një vajzë, që çifti e pagëzoi me emrin e bukur Gaia.

Përmes një postimi në Instastory Olta ka treguar se orët e para të ardhjes në jetë të vogëlushes kanë qenë momentet më të bukura në jetë për të.

Madje ajo nuk e kishte menduar se mund të ishte një nënë super protektive për fëmijën e saj dhe mjerë ata që e kanë afër në këtë periudhë.

“Nuk e dija që isha kaq posesive, protektive! Mjerë njerëzit që janë afër meje këtë periudhë!”, shkruan Olta bashkëngjitur postimit të saj./tvklan.al