Këngëtarja e njohur, Olta Boka përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se është në pritje të ëmbël. Olta është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe përmes fotos ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ajo bën të ditur edhe gjininë e bebushit.
Këngëtarja ka veshur një fustan rozë, duke treguar në këtë mënyrë se ajo është në pritje të një vajze.
“Prej 9-muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9-muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”.
Në një tjetër postim, ajo shpreh edhe dashurinë për partnerin e saj duke u shprehur se ai është pikënisja e një kapitulli të bukur në jetën e saj.
“Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe sëbashku t’i japim ngjyra aventurës që kemi nisur. Kështu, do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjes të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund”./tvklan.al