Aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, është duke jetuar një nga periudhat më të bukura… atë të shtatzënisë.
Bukuroshja nga Durrësi, e cila prej disa kohësh është duke jetuar me partnerin e saj në Spanjë, e ka konfirmuar vetë lajmin për pritjen e ëmbël, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duket se Gixhari ka zgjedhur që këtë moment kaq të bukur dhe personal ta ndajë me të gjithë fansat, e kjo pas një periudhe kur në mediat rozë u fol për se ajo mund të ishte shtatzënë.

Në foton e postuar, aktorja shihet duke u puthur me partnerin, ndërsa në dixhiturën e saj shkruan: Mami dhe babi.
Ndër komentet e shumta të urimeve edhe nga personazhet e njohur të showbizit, bie në sy komenti i bërë nga një prej fansave të saj, i cili shkruan se aktorja është në pritje të një djali…

“Urimeee! Çun e paske se qënke prishur në fytyrë. Të vij shëndetshëm kjo ka rëndësi”, shkruan komentuesi.
Por aktorja nuk ka nguruar t’i përgjigjet me humor.

“Po ku ma sheh fytyrën?”.
“Te fotot më para, po shaka ishte më shumë, gjithsesi mbarësi”. /tvklan.al
